Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se u ka kushtuar shpërdorimi i rasteve në ndeshjen ndaj Llapit.
Ballkani të shtunën u mposht thellë nga Llapi, 5:3, në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës.
“E dinim se do të vinte humbja e parë për neve. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2:2. Kemi pasur edhe raste tjera për përmbysje të rezultatit. Ndoshta kjo mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje. Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin. Kemi bërë të mundur ta vazhdojmë ritmin e mirë në lojë. E kontrolluam lojën, por në futboll ndodhin edhe të tilla situata ku mund të ndëshkohesh”, ka thënë daja pas ndeshjes.