Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin turk ditën e hënë në ndeshjen mes Ankaragucus dhe Rizesporit.
Skuadra mysafire ka barazuar ndeshjen në minutën e 97-të dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të Ankaragucus, Fati Koca i cili zbriti në fushë.
I pari i klubit nga kryeqyteti turk nuk e ka përmbajtur vetën duke goditur gjyqtarin kryesor Halil Umut Meler.
Gjyqtari u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, presidenti u ndalua nga forcat e rendit.
Ka ardhur një reagim i fuqishëm nga Federata e Futbollit të Turqisë që ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtarit të tyre.
Kjo ka bërë që FFT të pezullojë për një afat të pacaktuar të gjitha ndeshjet në futbollin turk.
Federata e Futbollit të Turqisë ka paralajmëruar dënime të rënda për akterët e kësaj ngjarje të shëmtuar, derisa pritet një dënim shembullur për presidentin e Ankaragucus, Fati Koca