Sheikët e City-t ofertë zyrtare Ballkanit, Lumbardh Dellova gati të sfidojë Leo Messin

Sheikët e City-t ofertë zyrtare Ballkanit, Lumbardh Dellova gati të sfidojë Leo Messin

Lumbardh Dellova është një nga produktet më të mira të futbollit kosovar. Mbrojtësi 24-vjeçar po shkëlqen me fanellën e Ballkanit nën urdhërat e Ilir Dajës. Një mbrojtës modern i cili mund të luajë mjaft mirë edhe përpara mbrojtjes për shkak të cilësive shumë të mira teknike që ka me topin.

Falë paraqitjeve fantastike edhe në Conference League, për Dellovën janë vënë shumë skuadra në kërkim të shërbimeve të tij. ‘Dueli Sportiv’ në Kosovë raporton se për lojtarin ka një ofertë zyrtare nga klubi i New York City në SHBA. Kontrata i skadon në qershorin që vjen dhe në Transfermarkt ka një vlerë prej 600 mijë eurosh.

Mbetet të shihet nëse Ballkani do ta shesë në janar apo ta lërë të largohet falas në verë. Nëse Dellova transferohet në klubin në pronësi të sheikëve të Manchester City, atje do të gjejë edhe Leo Messin i cili luan në të njëjtin kampionat, MLS, me Inter Miami./newsport.al

Related Articles