Sot me fillim nga ora 13:00 stadiumi ndihmës në Gjilan do të jetë nikoqir i derbit mes Dritës dhe Ballkanit, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së tretë të këtij sezoni të Superligës së Kosovës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin vendor, Ballkani barazoi 0:0 me Prishtinën, ndërsa Drita u mposht 2:1 nga Malisheva.
Momentalisht, Drita zë vendin e tretë me 31 pikë, krahas Ballkanit kryeson tabelën me 39 pikë, por me një ndeshja më pak të zhvilluar se gjilanasit.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të këtij viti, ku asokohe kampioni kosovar fitoi 1:0 në Suharekë.