Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë refuzuar një kërkesë të ish-drejtuesve të UÇK-së për kushtet e ndryshuara të paraburgimit që lidhen me kufizimin e vizitave dhe telefonatave.
Sipas vendimit një ankesë e tillë duhet të dorëzohet direkt tek administratorët dhe mandej ankuesit kanë të drejtë që për 30 ditë të parashtrojnë ankesë tjetër.
“Paneli parasheh të drejtën e shqyrtimit gjyqësor”.
“Sipas Udhëzimit të Praktikës mbi Ankesat, dhe si është urdhëruar në Vendimin e Panelit, një ankesë e tillë duhet t’i dorëzohet drejtpërdrejt regjistruesit”.
Muajin e kaluar Specialja kishte marrë vendim që t’i kufizonte bisedat e të akuzuarve, duke i arsyetuar ato me bisedat që kanë pasur me disa prej vizitorëve.