Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar sot përmes raportit 24-orësh. 5 prej tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës ndërsa dy në Decan.
Policia ka dhënë detaje për secilin rast:
“Graçanicë 06.01.2024-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, nën ndikim ta alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Prishtinë 06.01.2024-05:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”
“Fushë Kosovë, Dhjetor 2023, NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
“Fushë Kosovë 06.01.2024-17:27. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pranuar një SMS me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj). Lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
“Graçanicë 06.01.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Deçan 06.01.2024-10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”
“Deçan 06.01.2024 – 22:45. Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari kosovar (babai i saj) ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses. I dyshuari është intervistuar, me vendim të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.”