Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të premten ka publikuar renditjen e 34 federatave të kategorizuara në listën preliminare të kategorizimit të sporteve në lidhje me këtë vit.
Federata e Xhudos është renditur në vendin e parë në kategorinë A, me 113.57 pikë. Në këtë kategori është vënë edhe Federata e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit.
Ndërkohë, në kategorinë B, MKRS-ja e ka vendosur Federatën e Futbollit, atë të Boksit dhe Basketbollit.
Në kategorinë C, është renditur Federata e Atletikës, e Pingpongut dhe e Mundjes.