Është arrestuar një person dje në Prizren, pasi që dyshohet se me 7 janar e kishte sulmuar seksualisht një të mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ali Hadri, Prizren 07.01.2024-16:50. Me datë 23.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.