Në dhjetor të vitit 2023, 20 mijë e 379 familje kanë marrë asistencë sociale.
Ky numër sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është më i ulët se në janar dhe në shkurt të vitit 2023.
Në janar 2023 numri i familjeve që merrnin ndihma sociale ishte 22 mijë e 571 ndërsa në shkurt 22 mijë e 376.
Ndërsa komuna e cila paraprinë me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 1967 familje.