Vidhen katër vetura në lokacione të ndryshme në Gjakovë, intervenon Policia

Vidhen katër vetura në lokacione të ndryshme në Gjakovë, intervenon Policia

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.

Kështu po dyshohet se ka ndodhur sot në Gjakovë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se katër automjete, tre prej të cilëve të tipit ‘Golf’ janë vjedhur në lokacione të ndryshme në Gjakovë.

Policia tashmë është aktivizuar dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që akoma s’dihet nëse këto raste lidhen me njëra tjetrën dhe mund të jenë kryer nga grupi i njëjtë.

Related Articles