Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjetër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro.
Edhe pse janë të ngjitura njëra me tjetrën, Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro.
Megjithatë borxhe të tilla duket se mund të kanë ndikuar që Posta e Kosovës të mos jetë aq mirë financiarisht.
Kjo sipas një raporti financiar që ka nxjerrë Zyra Kombëtare e Auditimit.
Detaje të këtij raporti jep Arvita Zylferi udhëheqëse e Divizionit për Auditimin e Ndërmarrjeve Publike.
Një nga gjetjet kryesore është se nëntë prona të Postës së Kosovës janë të uzurpuara nga operatori publik postar i Serbisë.
Të njëjtat nuk mund të shfrytëzohen nga Posta e Kosovës.
Por të gjeturat e këtij raporti ish-Kryeshefi i kësaj ndërmarrje Xhevdet Smakiqi i quan historike.
Smakiqi thotë se në këtë ndërrmarrje është punuar dhe ka pasur përmirësim financiar.
Së fundmi, Bordi i ri i Postës ka emër kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrje./T7/Gazeta Enigma/