Si pasojë e konfliktit mes dy grupeve në Lipjan, kanë përfunduar të lënduar dy persona pasditen e së hënës.
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh për ngjarjen. Në njoftim thuhet se pasi që kishte goditur me veturë dy viktimat, i dyshuari tentonte ta godiste me kaçavidë njërin nga ta.
“Lipjan 19.02.2024-15:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë”, thuhet në njoftim.
“Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll. Viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për sulmin është dërguar në masën e mbajtjes policore.