Sport Club “Gjilani” ka marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotme.
Portieri i skuadrës, Betim Halimi, është lënduar rëndë në përballjen e fundit ndaj FC Prishtinës dhe tashmë mësohet se ai ka humbur të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezonit, raporton Gazeta Enigma.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se Halimi ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë ai është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Por, tek “kuqebardhët” është portieri i talentuar i cili pritet të jetë në portë gjatë ndeshjeve të radhës.
Bëhet fjalë për portierin, Aridon Bllaca, i cili ka cilësi të mrekullueshme dhe se e ardhmja e tij është ndritshme.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: