Interi kryeson kampionatin italian me meritë, me 9 pikë më shumë se Juventusi, distancë që mund të shkojë në 12 nëse zikaltrit do të arrijnë të fitojnë në sfidën e prapambetur me Atalantën.
Motivimi te skuadra zikaltër është shumë i madh, pasi duan të mbyllin sa më shpejt llogaritë e kampionatit, për t’u përkushtuar në maksimum edhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë në kampin e Interit po bëjnë edhe një tjetër llogari, atë të të shpallurit zyrtarisht kampionë në derbin ndaj Milanit, i planifikuar për t’u zhvilluar më 21 prill dhe i vlefshëm për javën e 33-të të Serisë A.