Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi, gjithsej katër, plus nga një korsi ndihmëse anash”, deklaroi Kurti.
Tutje kryeministri i vendit deklaroi se “nga projektet me plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata, tani kemi plane të hollësishme, përgatitje të duhura dhe punë të rregullta”.
“Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet”, ka përfunduar ai. /GAZETA ENIGMA/