Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar ndarja buxhetore në shumë prej 520 mijë eurosh për financimin shtesë të projektit të renovimit të kulmit dhe konstruksionit të hapësirës së brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se kërkesa është bërë nga Ministria e Drejtësisë, pas zjarrit dhe dëmeve që kanë ndodhur në atë objekt.
Ai shtoi se mjetet do të merren nga shpenzimet e paparashikuara dhe do të transferohen në Ministrinë e Drejtësisë.