Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Qëndrim Kidës ka vazhduar formën e mirë në këtë edicion duke u rikthyer te fitorja në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, ku mysafirët rrezikuan më shumë, por vendasit shënuan golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 28-të me anë të Drilon Hazrollajt, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.
Në pjesën e dytë, vendasit filluan mirë duke gjetur edhe golin e dytë, por mysafirët u kthyen në lojë duke shënuar shpejt golin e parë.
Hazrollaj ishte përsëri shënuar për vendasit me një gol të bukur në minutën e 48-të për 2-0, ndërsa Ahmed Januzi (54’) ngushtoi shifrat në 2-1.
Deri në fund të ndeshjes, Llapi pati edhe shumë raste të mira, duke goditur edhe traversën, por në fund nuk arriti golin e barazimit dhe Malisheva iu gëzua tri pikëve.
Pas kësaj fitore, Malisheva ka 44 pikë në pozitën e katërt apo shtatë më pak se Ballkani i pari, ndërsa Llapi renditet i dyti me 50 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Llapi luan në udhëtim te Ballkani, ndërsa Malisheva udhëton te Liria.