KQZ mban mbledhjen e radhës

KQZ mban mbledhjen e radhës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30.

Në rendin e ditës janë një sërë pika ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

Ndërkaq ky është rendi i ditës i mbledhjes së KQZ-së:

  • Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  • Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 14/2024
  • Aktivitetet e SKQZ
  • Aktivitetet e Zyrës

– Raporti njoftues për pranimin e Raporteve vjetore financiare 2023, të dorëzuara nga subjektet politike

  • Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Personel

Njoftim lidhur me shqyrtimin e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027

5.2.Këshilli për Operacione Zgjedhore

-Njoftim lidhur me shqyrtimin e Shqyrtimi e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet

2025-2027

-Analizë e modhës dhe gjinisë për vëzhguesit e subjekteve politike në Zgjedhjet e vitit 2021

5.3.Këshilli për Buxhet dhe Financa

– Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027

  • Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikqyrës për IP, për për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut
  • Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IDEA për të marrë pjesë në Konferencë “Roli i inteligjencës artificiale në proceset zgjedhore?”, që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë më 16 prill 2024
  • Të ndryshme

Related Articles