Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur në konferencë për ndeshjen e nesërme ndaj Armenisë, shkruan Gazeta Enigma.
Kosova nesër me fillim nga ora 17:00 në Armeni do të luajë miqësoren ndaj armenëve nën debutimin e trajnerit Franco Foda.
Muriqi ka deklaruar se skuadra është e përgatitur për nesër.
“E gjithë skuadra është e përgatitur për ndeshje fizikisht dhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shume e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore”, ka thënë Muriqi, përcjellë Gazeta Enigma.
Sulmuesi i ‘Dardanëve’ beson se janë favorit për ndeshjen e nesërme.
“Besoj që Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht por edhe si ekip do ta demostrojmë që jemi më të mirë. E njohim ekipin e Armenisë mirë dhe e kemi analizuar”, ka thënë Muriqi. /GAZETA ENIGMA/