Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte mes tri veturave në Prishtinë, pesë persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes,si pasojë e këtij aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”.
Me rastin po merret njësiti i trafikut, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/