Clement Turpin është caktuar të drejtojë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës mes Milanit dhe Romës.
Turpin ka drejtuar katër ndeshje të Milanit në të kaluarën, një humbje 2-0 ndaj Arsenalit në 2018, një barazim 1-1 me Porton në 2021, një barazim 0-0 me Tottenhamin vitin e kaluar dhe humbjen 1-0 me Interit në Champions, gjysmëfinalja e Ligës vitin e kaluar.
Arbitri francez ka drejtuar tre ndeshje të Romës më parë – një fitore 2-1 ndaj Feyenoord në 2015, një fitore 3-0 ndaj Barcelonës në 2018 dhe një humbje 2-0 ndaj Real Madridit në 2018.