Ndeshja e Ligës së Parë ndërmjet Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit përfundoi me rezultat 3-4, ndeshje për të cilën u hodhën dyshime se ishte e kurdisur nga të dy skuadrat, raporton Gazeta Enigma.
Fillimisht Ulpiana ishte duke fituar me rezultat 3-1, mirëpo Pozherani e ktheu rezultatin në 3-4, duke I shënuar tre gola mjaftë të dyshimtë të cilët shihen edhe në video.
Pas hedhjeve të dyshimeve për kurdisje të kësaj ndeshje e cila ishte e vlefshme për xhiron e 21-të, klube si Kika, Flamurtari, Vushtrria e 2 Korriku bën ankesë në FFK.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim që kjo ndeshje është e kurdisur nga të dy klubet dhe si pasoj e kësaj ndeshja është anuluar dhe pikët nuk do t’i vlejnë asnjërës skuadër, shkruan Gazeta Enigma.
Po ashtu FFK ka bërë të ditur se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj KF Ulpianës, Vllaznisë së Pozheranit dhe ndaj zyrtarve të klubit.
Aktualisht Vllaznia e Pozherani pozicionohet në vendin e nëntë me 14 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme luan ndaj Ramiz Sadikut.
Kurse, Ulpiana pozicionohet në vendin e katërt me 37 pikë.