Deputetja e PDK-së: Gërvalla më tha se Marrëveshja e Washingtonit është e panevojshme

Deputetja e PDK-së: Gërvalla më tha se Marrëveshja e Washingtonit është e panevojshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar të enjtes se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e sheh si të panevojshme marrëveshjen e Washingtonit dhe se e njëjta nuk e respekton sovranitetin e vendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Për këtë deklarim deputetja Musliu-Shoshi, bazohet në përgjigjen që sipas saj Gërvalla i ka kthyer me shkrim, kur është pyetur për këtë çështje.

Më tutje Musliu-Shoshi duke cituar Gërvallën, tha se sipas ministres marrëveshja do t’i shkaktojë pasoja afatgjate Kosovës.

“Unë sot po ndaj me ju qëndrimin e ministres Donika Gërvalla për marrëveshjen e Washingtonit. Citoj, ajo këtë marrëveshje e konsideron si të pamenduar mirë, të panevojshme, e cila nuk i respekton interesant e Kosovës, nuk e respekton sovranitetin e shtetit tonë, se kjo marrëveshje përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për shtetin e Kosovës, se për të nxjerr konkluzione për këto qëndrime duhet që të bëjmë dialog me miqtë tanë dhe se kjo nuk është marrëveshje e mirëfilltë ndërkombëtare dhe si e tillë palët nuk i obligon ligjërisht”, tha ajo.

Sipas Musliu-Shoshit, Gërvalla ka thënë se kjo marrëveshje ka shkaktuar edhe fërkime me partnerët evropianë.

“Ministrja Gërvalla vazhdon të thotë më tutje se marrëveshja për njohjen në Jerusalem ka shkaktuar fërkime me partnerët tanë evropian dhe me gjerë dhe arsyetohet se për shkak të irritimeve diplomatike, qeveria Kurti ta marr të qenë dhe të mos kërkojë rivendim të ambasadës por zotohet se Kosova është për vendosjen e marrëdhënieve të mira diplomatike”, ka thënë Shoshi.

Postimi i saj i plotë:



Related Articles