Qendra më e madhe e votimit në Zveçan dhe Leposaviç është hapur në ora 07:05.
Objekti i komunës është shndërruar në qendër për votim. Për herë të parë aty sot janë vendosur edhe kamera për të monitoruar procesin zgjedhor që do të zhvillohet sot për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.
Personeli atje e ka filluar punën pas orës 07:00 të mëngjesit.
Materiali zgjedhor është dërguar në qendrën e votimit në objektin e komunës, ku ka edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës.