Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet sontë në ring pas fitores ndaj Nadjib Mohammedi.
Krasniqi sonte kundërshtarë do ta ketë boksierin portugez, Jorge Silva.
Jorge, i cili vjen nga Portugalia ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë.
Derisa, Krasniqi ka zhvilluar deri më tani 60 ndeshje, ku ka 53 fitore dhe shtatë humbje.
Meçi zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë, dhe pritet të nis nga ora 23:00.