Gjilani me fitore të madhe përballë Lirisë për t’i ikur edhe më shumë barazhit

Gjilani me fitore të madhe përballë Lirisë për t’i ikur edhe më shumë barazhit

Gjilani ka fituar 3-1 në udhëtim te Liria në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Në minutën e 25-të, Bunjaku bëri një gjuajtje të fuqishme, por Stivi Frashëri bëri pritje bravuroze.

Mirëpo, katër minuta më vonë, Senad Jarovic kaloi gjilanasit në epërsi.

Gjilani ishte i pafat, shkaku që Dajan Shehi realizoi auto-gol në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, Kushtrim Shabani ishte fantastik, duke shënuar dy gola për Gjilanin.

Shabani realizoi për 2-1 në minutën e 46-të, për t’ia rikthyer epërsinë skuadrës së tij.

Në minutën e 57-të, Kushtrimi realizoi edhe të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij për rezultatin final 3-1.

Pas javës së 34-të, Gjilani gjendet në vendin e shtatë me 39 pikë, ndërsa Liria në të fundit me 14 sosh. 

Related Articles