Dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” andaj Prokuroria Themelore në Ferizaj, të pandehurit Xh.D, i cili gjendet në paraburgim, i ka i ka ngritur aktakuzë.
Sipas kësaj aktakuze, dyshohet se i pandehuri Xh.D, e ka detyruar viktimën e cila është me aftësi të kufizuara mendore, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.
“Fllimisht e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social ‘Facebook’ që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hip në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj”.
“Dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Gazeta Enigma.
Prokurori i çështjes ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet. / Gazeta Enigma