Kosova shpeshherë ka zënë vend në ballinat e shumë mediave prestigjioze për shkak të zhvillimeve të ndryshme në vend.
Kësaj rradhe “Reuters” shkruan për planet e Danimarkes për të dërguar 300 të burgosur në vendin ballkanik, transmeton Gazeta Enigma
“Danimarka pritet të dërgojë 300 të burgosur në vendin ballkanik, i pari për Kosovën dhe një veprim i kritikuar shumë nga ekspertët danezë të të drejtave të njeriut.” – thuhet në shkrimin e Reuters.
Siç raporton “Reuters”, planet janë që të burgosurit vendas do të largohen për t’u zëvendësuar me të burgosur të tjerë.
“Shërbimi i burgjeve të Kosovës do të rindërtojë burgun e Gjilanit gjatë dy viteve të ardhshme sipas standardeve daneze para se të pranojë të dënuarit nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të deportoheshin nga Danimarka, pas dënimit”.
Therese Rytter, zyrtare për të drejtat e njeriut ka ngritur shqetësim për të burgosurit të cilët pritet të vijnë në Kosovë.
“Ka pasur akuza kredibile të abuzimit në të kaluarën. Kjo nuk do të thotë që do të ndodhë në Kosovë, por definitivisht ka një rritje të rrezikut krahasuar me atë nëse do të ishin në një burg danez”, ka thënë ajo.
Reuters gjithashtu përmend edhe raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2023, ku thuhet se edhe pse burgjet e Kosovës kanë prekur disa prej standardeve ndërkombëtare, dhuna mes të burgosurve, korrupsioni dhe trajtimi joadekuat për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, ka vazhduar. /Gazeta Enigma