Sport Club Gjilani përmes një publikimi në llogaritë sociale ka paralajmëruar se po vjen trajneri i ri, shkruan Gazeta “Enigma”.
Të mbështetur në pamjet e qytetit, klubi ka prezantuar vendet më të popullarizuara, derisa në disa çaste duket edhe trajneri ri i klubit.
Siç mëson Gazeta “Enigma”, trajneri i njohur Ardian Nuhiu pritet të marr drejtimin e ‘kuqebardhëve’.
Pasidten e së dielës pritet që të zyrtarizohet ish-i i Dritës në stolin e “Skifterave”. /Gazeta Enigma/