Presidentja Vjosa Osmani i ka bërë një dhuratë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Ajo i dorëzoi një dhuratë unike nga familja Rugova.
Në disa pamje të postuara nga e para e shtetit në Instagram, shihet se ajo ia dhuroi gurët e Trepçës, Blairit.
Blair, gjatë takimit brenda presidenëcs ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.
Ish-krymeministri britanik po qëndron në Kosovë për nder të përvjetorit të 25-të të Çlirimit të Kosovës.
Përveç Osmanit, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. /Gazeta Enigma