Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar, pasi mbrëmë mori pjesë në përvjetorin e 146-të të kësaj lëvizjeje, bashkë me kryeminsitrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca, njofton Gazeta Enigma.
“Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë”, shkroi Osmani në një status në Faceboook.
“Mbrëmë shënuam përvjetorin e kësaj ngjarjeje historike, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë”, shtoi e para e shtetit. /Gazeta Enigma