Dy yjet spanjollë në tenis, Rafeael Nadal dhe Carlos Alcaraz, janë zgjedhur nga Federata Spanjolle e Tenisit për të përfaqësuar kombin e tyre në Lojërat Olimpike Paris 2024, shkruan Gazeta Enigma.
Legjenda e tenisit Nadal është pajtuar për të përfaqësuar Spanjën, ani se 38-vjeçari së fundmi është përballur me lëndime të shumta. Atij do të bashkohet ylli i ri spanjoll i tenisit, Alcaraz, i cili po ashtu është duke shkuar drejt statusit legjendë, pasi deri më tani ka fituar tre tituj Grand-Slam, në moshën 21-vjeçare.
Gara e tenisit për të Artën Olimpike do të mbahet në Roland Garros, ku Nadal është 14 herë kampion i Grand Slam-it dhe Alcaraz sapo fitoi French Open të dielën e kaluar.
Alcaraz do të bëjë debutimin e tij olimpik, ndërsa Nadal ka një medalje të artë teke nga Lojërat e Pekinit 2008 dhe një të artë më 2016 në dyshe.
Nadal dhe Alcaraz së bashku kanë 25 Grand-Slame të fituara. /Gazeta Enigma