Tri ndeshje do luhen sot në EURO 2024, kryendeshja Spanjë – Itali

Tri ndeshje do luhen sot në EURO 2024, kryendeshja Spanjë – Itali

Sot do të zhvillohen tri ndeshje të radhës në grupet e EURO 2024, me ndeshjen më interesante që do të zhvillohet mes Spanjës dhe Italisë, e cila fillon nga ora 21:00. Kombëtaret janë pjesë e grupit B, ku po ashtu bën pjesë Shqipëria dhe Kroacia, njofton Gazeta Enigma.

Spanja kryeson grupin me tri pikë, e ndjekur nga Italia me po të njëjtat pikë, ndërsa Shqipëria është në vendin e tretë pasi nxjerri dje një pikë nga ndeshja me Kroacinë, me këtë të fundit që ndodhet e fundit në grup me goldallim më të thellë.

Ndërkohë, dy ndeshjet tjera do të zhvillohen në kuadër të grupit C. Nga ora 15:00 Sllovenia do të ndeshet me Serbinë, ndërsa ndeshja tjetër e grupit fillon nga ora 18:00 mes Danimarkës dhe Anglisë.

Tre Luanët kryesojnë grupin C pas fitores ndaj Serbisë. Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia nuk ka grumbulluar ende asnjë pikë. /Gazeta Enigma

Related Articles