Dyshohet se shkaktoi dëme në një lokal, andaj policia e prangosi një burrë nga Prishtina.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dëme në një lokal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Gazeta Enigma