Ndalohet një shtetas turk, dyshohet se theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren

Ndalohet një shtetas turk, dyshohet se theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren

Një 26-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga thika.

Lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një shtetas turk.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Zëdhënësja Fitore Mehmeti-Serjani ka theksuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /Gazeta Enigma

Related Articles