Daku rikthehet në Rusi, trajneri i Rubinit: “Mos u merr me politikë”

Daku rikthehet në Rusi, trajneri i Rubinit: “Mos u merr me politikë”


Futbollisti i njohur, Mirlind Daku është rikthyer përsëri në Rubin Kazan.

Ai takoi për herët të parë djemt e skuadrës dhe stafin teknik, pas situatës së ndodhur kur përfundoi ndeshja Shqipëri-Kroaci.

Megjithatë klubi rus kishte reaguar për veprimin e Dakut, duke paralajmëruar një dënim të mundshëm të tij.

Por që trajneri Rashid Rakhimov ka treguar se Daku u prit krejtësisht në rregull.

“Ai eshte mire dhe djemtë e takuan, biseduan. Ne e kuptojmë që situata të tilla ndodhin – me Demiralin nga Turqia, për shembull. Fatkeqësisht, futbolli tani është i përfshirë në politikë”.

“Mendoj se detyra e lojtarëve është të ndajnë futbollin nga politika. Dhe unë i thashë Dakut për këtë që ai duhet të fokusohej në të”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit. /Gazeta Enigma

Related Articles