Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në famije, shkruan Gazeta “Enigma”
Në të gjitha rastet është ushtruar dhunë nga burrat ndaj grave.
Tre nga ta janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa dy rastet tjera janë nën hetime.
Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan dhe dy në Klinë, ndërsa një rast në Podujevë.
“Lipjan 08.07.2024-01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
“Lipjan Maj 2024-NN. Me 08.07.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga e dyshuara femër kosovare, ndërsa dhune fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , palët janë intervistuar , ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Klinë 08.07.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia përmes raportit.
“Klinë 08.07.2024-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.
“Podujevë 07.07.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma/