Një fëmijë trevjeçar ka vdekur në Rahovec, raporton Gazeta Enigma.
Sipas Policisë dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurtë e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën.
Viktima fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës nga prindi.
“Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.