Agjencia e Statistikave të Kosovës më 12 korrik ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, shkruan Gazeta “Enigma”.
1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë ka Kosova, sipas regjistrimit të fundit popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Prej tyre, 795 mijë 45 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra.
Sipas këtij regjistrimi, mosha mesatare për vitin 2024 është 34.82 (rritje për 4.85 vjet). Raporti gjinor nuk ka ndryshime. Dominojnë meshkujt.
Aktualisht në vendin tonë dominon popullsia e grup moshave 16-64 vjet.
Sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë qytetarë, teksa në sy bie rritja e moshës mesatare për afro 5 vjet.
“Në vitin 2011, mosha mesatare ishte 29,97 vjet, kurse në vitin 2024, sipas të dhënave preliminare mosha mesatare është 34.82 vjet (rritje për 4.85 vjet)”, tha Avni Kastrati, ushtrues i detyrës së drejtorit të ASK-s.
Kryeministri i vendit deklaoi se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.
“Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më më prioritet të qeverisë gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe raundin e regjistrimeve globale 2015-2024, ku edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij zhvillimi”, tha Kurti.
Ndërsa i pari i PDK-së ka reaguar pas publikimit të të dhënave paraprake të regjistrimit të popullsisë ku ka fajësuar Qeverinë Kurti për rënien e banorëve.
“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre”, tha Krasniqi.
Pas publikimit të këtyre shifrave ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka deklaruar se të dhënat e publikuara janë shumë të pakta.
“Të dhënat e publikuara janë shumë të pakta. Përveç numrit të popullsisë sipas komunave, banesave/shtëpive dhe ekonomive familjare, nuk ka të dhëna të tjera të publikuara në këtë fazë. Kosova ka rreth 200 mijë banorë më pak krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011″, tha Hoti.
Realizimi i regjistrimit të popullsisë, ishte një nga projektet më me prioritet këtë vit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.
“Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më më prioritet të qeverisë gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe raundin e regjistrimeve globale 2015-2024, ku edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij zhvillimi”, tha Kurti.
“Ky regjistrim është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë, duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve, ashtu edhe për hedhje të bazave për vendimmarrje për të informuar që do të formësoj të ardhmen e Kosovës”.
“Në një mënyrë, statistikat e mirëfillta janë si GPS-i për të ardhmen e vendit tonë. Me të dhëna të sakta, jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë, përndryshe pa to do të përfundojmë duke bërë rrotullime e rrjedhimisht të humbim resurse të vlefshme”, tha Kurti.
Rinia e Kosovës po e braktisin vendin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka reaguar pas publikimit të shifrave të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilat treguan se Kosova i ka 1,586,659 banorëve rezidentë.
Krasniqi tha se shifra është “lajm i keq dhe shumë i dhembshëm”.
“Vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë. Sipas ASK-së, në vitin 2020 Kosova kishte 1,798,186 banorë. Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.
I pari i PDK-së, për këtë rënie e fajësoi Qeverinë Kurti.
“Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktisin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre. Ky lajm i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë. Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”, u shpreh Krasniqi.
Të dhënat e publikuara janë shumë të pakta
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka qenë kritik ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë që është bërë në Kosovë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se të dhënat e publikuara janë shumë të pakta.
“Të dhënat preliminare për regjistrimin e popullsisë në Kosovë janë bërë publike javën e kaluar. Ky regjistrim u shty për një vit për shkak të dështimeve të Qeverisë së Kosovës për të kryer me kohë procedurat e nevojshme për të nisur regjistrimin. Për këto vonesa, Qeveria e bëri kurban një zyrtar të Agjencisë së Statistikave, i cili kishte raportuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet se Agjencia e Statistikave i kishte kryer të gjitha detyrat që ishin në përgjegjësi të Agjencisë. Kështu që, përdorimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për çështje të planifikimeve buxhetore, infrastrukturore, ambientale, arsimore e shëndetësore, shtyhet një vit prapa vendeve të tjera evropiane”.
“Të dhënat e publikuara janë shumë të pakta. Përveç numrit të popullsisë sipas komunave, banesave/shtëpive dhe ekonomive familjare, nuk ka të dhëna të tjera të publikuara në këtë fazë. Kosova ka rreth 200 mijë banorë më pak krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011. Përveç Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit, Mamushës dhe Ferizajt, të gjitha komunat e tjera kanë rënie të numrit të banorëve. Kamenica ka 37% më pak banorë; Juniku 35% më pak; Novobërda 33% më pak, Deçani 31% më pak; Rahoveci 26% më pak; Vitia 24% më pak; Suhareka dhe Mitrovica 23% më pak; Klina 21% më pak; Skënderaji, Podujeva dhe Malisheva 20% më pak, e kështu me radhë”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Enigma/