Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person.
I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.