Humbja e Llapit ndaj Brondbyt theu një rekord negativ për klubet kosovare në Evropë

Humbja e Llapit ndaj Brondbyt theu një rekord negativ për klubet kosovare në Evropë

Llapi ka pësuar humbje 6-0 në udhëtim te Brondby në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kjo është humbja më e thellë një një klubi nga Kosova në garat evropiane prej vitit 2017, ku marrin pjesë klubet tona.

Pikërisht në vitin e parë të pranimit, pra në vitin 2017, vite një humbje e rëndë për Prishtinën, që pësonte si mysafir i Norrkopingut me rezultat 5-0.

Për një kohë të gjatë kjo humbje kishte mbetur prej më të thellave, pasi me kalimin e viteve, klubet tona u konsoliduan dhe vazhduan të merrnin rezultate më të mira.

Humbje me pesë gola epërsi pas gjashtë vitesh pësoi Dukagjini, kur u dorëzua përballë gjigantëve kroat, Rijeka, duke pësuar në Kroaci me rezultat 6-1.

Edhe Dukagjini sikurse Prishtina në vitin 2017, merrte pjesë për herë të parë në garat ndërkombëtare dhe madje kaloi një raund, duke fituar ndaj Europas së Gjibraltarit në dy ndeshje.

Sot, në ndeshjen mes Brondbyt dhe Llapit u shënuan gjatë gola dhe të gjitha nga ekipi danez, duke e bërë këtë humbje të Llapit si më të rëndën të një klubi kosovar në garat evropiane.

Llapi edhe pse deri tani ka zhvilluar shtatë ndeshje në garat evropiane, nuk ka arritur të marr ende asnjë fitore në drejtimin e trajnerit Tahir Batatina.

Llapi do ta luajë pas një jave ndeshjen kthyese ndaj Brondbyt.

Related Articles