4,125 qytetarë serbë kanë kërkuar konvertim të patentë-shoferëve nga ilegalë në RKS, ndërkohë që kanë mbetur edhe 10 ditë kohë deri në përfundim të afatit për kërkesë, njofton Gazeta Enigma.
Në Leposaviq deri më tani janë bërë 1 mijë e 211 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1 mijë e 32, në Zubin Potok 644 dhe në Zveçan 742 kërkesa.
Afati për kërkesë për konvertim është deri më 9 gusht.
Ata që nuk konvertojnë patentë-shoferët, do të konsiderohet se nuk kanë patentë-shoferë dhe mund t’u konfiskohet vetura nga Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma