Xhudistja Loriana Kuka ka fituar meçin e parë në “Paris 2024”, ndaj sllovenes Metka Lobnik.
Ajo e mundi garuesen sllovene me ippon, pasi e hodhi atë në tatami me një lëvizje spektakolare.
Megjithatë, ajo që ka lënë shikuesit kosovarë të shtangur, është se Radio Televizioni Publik i Kosovës nuk ka sjellur pamjet e meçit për publikun.
Komentatorët e RTK-së u arsyetuan për këtë duke ia lënë fajin regjisë së Olimpiadës në Paris, pasi thanë se nuk kanë lënë mundësinë e transmetimit të luftës së Kukës.
Ndeshja e radhës për Loriana Kukën do të jetë ndaj ukrainases Yelyzaveta Lytvynenko, në raundin e 16 më të mirave. /Gazeta Enigma