Atletja Julien Alfred ka fituar garën në 100 metra vrapim për gra në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke ia siguruar vendit të saj Shën Lucias medaljen e parë olimpike.
Alfred tronditi botën teksa mundi me lehtësi të preferuaren amerikane Sha’Carri Richardson.
Ajo kaloi shtegun për 10.72 sekonda, kohë që e bëri atë gruan e tetë më të shpejtë në histori.
Shumë pas saj ishte Richardson, e cila kaloi shtegun për 10.87 sekonda, ndërsa një tjetër amerikane, Melissa Jefferson, mori bronzin me 10.92 sekonda. /Gazeta Enigma