Publikohet fotografia e shqiptarit që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Publikohet fotografia e shqiptarit që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Autoritetet austriake kanë publikuar një fotografi të 19-vjeçarit shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se bashkë me një 17-vjeçar tjetër po planifikonin një sulm terrorist në një nga koncertet e këngëtares Taylor Swift në Vjenë, transmeton Gazeta Enigma.

Ai është indentifikuar si Beran A.

19-vjeçari ka dashur të ekzekutojë sulmin të enjten ose të premten. Ai planifikoi të fuste një makinë në stadium. Për ta bërë këtë, ai donte të shfaqej si oficer policie. Hetuesit gjetën një dritë blu false dhe një sirenë në shtëpinë e Beranit.

“Ato tashmë janë përdorur në bazë testimi”, thanë autoritetet.

I arrestuari planifikoi të ngiste makinën e tij në turmë. Më pas ai donte të dilte dhe të vriste më shumë njerëz me armë therëse. Si një kulm fatal, ai do të shpërthente një bombë të bërë vetë. Ai gjithashtu do të hidhte veten në erë gjatë procesit. Shtrirja e terrorit do të ishte e pamatshme.

Kontrolli i shtëpisë në Ternitz zbuloi se ai mund ta kishte zbatuar këtë plan.

Në shtëpinë e tij policia gjeti eksplozivë, detonatorë dhe enë të tjera funksionale, si dhe hanxhar dhe thika. Madje, ai kishte fshehur 21 mijë euro para të falsifikuara.

Roli I të arrestuarit tjetër, 17-vjeçarit, edne është I paqartë. Ai ishte i punësuar në një “kompani facilitet” dhe do të kishte punuar në stadium në kohën e sulmit. Mbetet e paqartë: çfarë duhej të bënte brenda stadiumit. /Gazeta Enigma

Related Articles