Një zjarrfikës në Klinë ka vdekur në krye të detyrës së tij. Ai u rrëzua teksa po tentonte të fikte një zjarr në Krushevë të Vogël.
I njëjti më pas u dërgua shpejtë për trajtim, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma