Vendosja e kuotave tatimore, reagon Hoti, e quan kaos

Vendosja e kuotave tatimore, reagon Hoti, e quan kaos



Qeveria e Kosovës ka vendosur kuota tatimore për import, raporton Gazeta Enigma.

E për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili e ka cilësuar këtë vendim si kaos “që pamundëson importim me çmime të lira”

“Pasojat do t’i bartin qytetarët pasi çmimet e mallrave nga importi do të rriten, duke e rënduar koston e shportës së konsumit.Është e pakuptueshme se si disa nga odat ekonomike nuk po reagojnë për këtë anomali në politikat tregtare”, theksoi Hoti.

Tutje ai tha se “fatkeqësisht, në këto katër vite qeverisje nuk ka pasur asnjë politikë ekonomike substanciale. Si rezultat, deficiti tregtar është thelluar për 2.2 miliardë euro. Sikur të ishin zbatuar vetëm masat e Politikës Fiskale 2.0, e lënë në gjysmë në Qeverinë Mustafa në vitin 2017, situata ekonomike do të ishte krejt ndryshe”

Postimi i plotë:




Related Articles