Një person është arrestuartë shtunën në Prishtinë për veprën penale “Dhunim”, raporton Gazeta “Enigma”.
I pandehuri dyshohet se të premten më 16 gusht kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare.
Sipas policisë rasti dyshohet të ketë ndodhur në Rugovë të Pejës, ku me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Rugovë, Pejë 16.08.2024. Me datë 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datë 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma/