Dogana e Kosovës mbrëmë ka ndaluar një kamion i cili po kontrabandonte 1 mijë e 420 litra me pije të ndryshme.
Kamioni kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Jarinje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë e kishin kontrolluar një kamion për të cilin dyshuan, ndonëse shoferi u kishte thënë se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra.
Kamioni ishte me targa të huaja dhe donte të hynte në Kosovë.
Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë:
- Birra rreth 750 litra;
- Pije energjike rreth 200 litra;
- Pije të gazuara rreth 120 litra;
- Lëngje te ndryshme 350 litra. /Gazeta Enigma