Policia ka njoftuar se katër persona janë raportuar të vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Hetimet e vdekjes kanë nisur në rastet e raportuara në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Pejë, ndërsa rasti tjetër në Dragash është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Rasti në Prishtinë është raportuar nga dy dëshmitare, të cilat kanë njoftuar se klientit të tyre, shtetas i huaj, i është keqësuar gjendja shëndetësore.
“Njësiti emergjencës ka dalë në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.
Teksa për rastin në Fushë-Kosovë është raportuar se viktima është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Një person tjetër është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Pejë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Teksa në Dragash, viktima është dërguar pa shenja jete në një klinikë private, nga ku është konstatuar edhe vdekja e tij.
Sipas familjarëve viktima ka përdorur një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.